DËBORA

(qielli)

Atmosfera përmban avuj uji. Kur bën ftohtë ky avull shndërrohet në ujë dhe bie në formë shiu. Kur bën shumë ftohtë, uji shndërrohet në kristale të holla akulli dhe bie në formë dëbore. Kondensimi i avujve të ujit në lartësi ndodh në përgjithësi kur temperatura është më e ulët se 0°C. Pikëzat e ujit që formohen, ngrijnë shpejt dhe kthehen në kristale të vogla akulli që marrin forma të ndryshme gjeometrike. Flokët e dëborës arrijnë në tokë vetëm kur temperatura e shtresave të ajrit që përshkojnë, mbetet nën zero, përndryshe ato shkrijnë. Dëbora duket e bardhë sepse faqet e kristaleve të saj pasqyrojnë dritën.

Qielli – Deti – Toka

[cite]