KABINA E SHKËPUTSHME

(qielli)

Në rast rreziku piloti i një aeroplani supersonik nuk është në gjendje të hidhet me parashutë për të shpëtuar jetën. Për këtë qëllim në aeroplan është vendosur një pajisje e fuqishme, që e nxjerr jashtë aeroplanit pilotin së bashku me kabinën e tij shkëputëse dhe me parashutën. Kur shpejtësia e aeroplanit është e barabartë ose më e madhe se shpejtësia e zërit, shkëputja me shpejtësi të madhe është mënyra e vetme për mbrojtjen e jetës së pilotit në rast rreziku, p.sh. kur digjet aeroplani. Kabina e shkëputshme flaket jashtë trupit të aeroplanit nga forca e gazeve plasëse, e cila e shndërron ndenjësen në një predhë të vërtetë. Forca e shpërthimit dhe fërkimi me ajrin mund ta plagosin pilotin, prandaj ai, përpara se të shtypë sumbullën e shkëputjes, ul mbi kokë mbulesën e posaçme mbrojtëse.

Qielli – Deti – Toka

[cite]