SHPEJTËSIA E ZËRIT

(qielli)

Zëri përhapet në ajër shumë shpejt. Kur një aeroplan arrin të fluturojë aq shpejt sa zëri, thuhet se shpejtësia e tij është e barabartë me shpejtësinë e zërit. Zëri përhapet në ajër me shpejtësi në 340 m në sekondë. Në një orë, pra, ai përshkon 1200 km. Kur një aeroplan ose raketë fluturojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e zërit, p.sh. me një shpejtësi prej 2400 km në orë, atëherë ata arrijnë në një vend përpara se të ketë arritur atje zhurma e motorëve të tyre. Një aeroplan i tillë quhet edhe aeroplan supersonik (që do të thotë mbi shpejtësinë e zërit).

Qielli – Deti – Toka

[cite]