AEROPLANËT NDËRKONTINENTALE

AEROPLANËT NDËRKONTINENTALE

(qielli)

Aeroplanët ndërkontinentalë fluturojnë zakonisht me shpejtësi rreth 1000 km në orë, në lartësi 10.000 metra mbi Tokë. Janë aeroplanë me katër motorë. Aeroplanët ndërkontinentalë janë aeroplanë të fuqishëm. Ata kryejnë fluturime si në largësi të shkurtra (deri në 6000 km), ashtu edhe në largësi të mëdha, gjatë udhëtimeve ndërkontinentale (deri në 13.000 km), d.m.th. sa një e treta e ekuatorit të Tokës. Një aeroplan i tillë mund të transportojë 180 udhëtarë. Ata fluturojnë nga një kontinent në tjetrin. Për shembull, kur fluturojnë nga Azia në Amerikë, ata kalojnë mbi Polin Verior dhe udhëtarëve as që u shkon mendja se jashtë temperatura është —50°.

Qielli – Deti – Toka

[cite]