RAKETA

(qielli)

Fishekzjarri është një lloj rakete e vockël që ngjitet lart në ajër, sepse është e mbushur me barut. Ky barut digjet dhe prodhon disa gaze, të cilat dalin me zhurmë dhe me forcë nga ana e prapme e raketës dhe e shtyjnë atë përpara. Raketat janë pajisje që lëvizin në sajë të forcës së kundërveprimit, ose siç thuhet ndryshe, të reaksionit. Dalja me forcë e gazeve të prodhuara nga djegia e karburantit siguron lëvizjen e raketës qoftë në atmosferë, qoftë në boshllëk. Në rastin e dytë, është e domosdoshme që raketa të ketë një rezervë oksigjeni për të kryer djegien e karburantit. Raketat përdoren edhe për të hedhur sinjale, për fishekzjarre, për hedhjen e satelitëve artificialë etj.

Qielli – Deti – Toka

[cite]