HELIKOPTERI

(qielli)

Helikopteri nuk ka krahë. Helika e tij e madhe, duke u rrotulluar me shpejtësi, e zhvendos në ajër dhe e lejon të ngjitet lart e të zbresë poshtë sipas nevojës. Me ndihmën e një motori tjetër helikopteri drejtohet sipas dëshirës. Helikopteri gjen një përdorim të gjerë në praktikë. Me ndihmën e tij shpëtohen të dëmtuarit nga furtunat, alpinistët e humbur, njerëzit e rrezikuar nga zjarri, të sëmurët në zonat e thella malore etj. Helikopteri përdoret për të çuar ushqime në vende ku nuk mund të shkohet me rrugë të zakonshme, për të ndërruar rojet nëpër faret, për të hedhur ilaçe kundër insekteve mbi arat e mbjella, për të hedhur lëndë shuese mbi pyjet që digjen, për furnizimin e zonave ku gjatë dimrit rrugët zihen nga dëbora etj. Helikopteri është në gjendje të ulet në rrugët e qytetit bile edhe në tarracat e banesave, prandaj ai paraqet një mjet transporti shumë të përshtatshëm.

Qielli – Deti – Toka

[cite]