SATELITI ARTIFICIAL

SATELITI ARTIFICIAL

(qielli)

Rreth Tokës rrotullohet Hëna, që është sateliti natyror i planetit tonë. Por me anë të raketave janë lëshuar edhe aparatura që rrotullohen gjithashtu rreth Tokës. Këto aparatura fluturuese quhen satelitë artificialë. Rreth Tokës vërtiten me qindra satelitë artificialë. Orbitat e tyre janë të ndryshme në varësi nga qëllimi për të cilin përdoren: për ndërlidhje telefonike, për transmetime televizive, për studime meteorologjike, për qëllime ushtarake etj. Disa satelitë vazhdojnë të vërtiten për dhjetëra vjet, duke kryer me qindra mijë rrotullime rreth Tokës.

Qielli – Deti – Toka

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "SATELITI ARTIFICIAL" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sateliti-artificial