ANIJA AMFIBE

(deti)

Anijet qëndrojnë mbi ujë; ndërsa automobilat. me rrotat e tyre qëndrojnë në tokë. Anija amfibe është një automjet që mbështetet mbi një jastëk ajri mbi tokë dhe mbi ujë. Fundi i saj nuk prek as tokën as ujin. Motorët e anijes amfibe vënë në lëvizje një pompë të fuqishme që fryn me ajër një jastëk gome, i cili qëndron ndërmjet anijes dhe sipërfaqes së tokës ose të ujit. Janë ndërtuar anije amfibe që mbajnë deri në 100 tonë ngarkesë. Ato mund të mbajnë deri në 250 udhëtarë me 30 automobila, dhe lëvizin me shpejtësi 140 kilometra në orë. Këto lloje anijesh përdoren shumë në ngushticën e La Manshit për udhëtime ndërmjet Francës dhe Anglisë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]