SEKSTANTI

(deti)

Në det të hapur, larg brigjeve, detari mund të llogarisë me saktësi pikën në të cilën ndodhet, në qoftë se ka një sekstant, një orë dhe harta gjeografike. Sekstanti është një vegël e thjeshtë që mat lartësinë e Diellit ose të yjeve mbi horizont. Astronomët kanë përcaktuar me saktësi pozicionin që zënë Dielli dhe yjtë në çdo orë të çdo dite, për çdo pikë të Tokës. Me anë të një sekstanti ata që udhëtojnë në det masin lartësinë e Diellit dhe të yjve në qiell. Në bazë të orës që shënon kronometri, i cili është rregulluar paraprakisht sipas orës së meridianit 0, lundërtarët përcaktojnë gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike dhe i hedhin në hartë. Kështu ata gjejnë pozicionin e anijes së tyre.

Qielli – Deti – Toka

[cite]