KULLA E VROJTIMIT

(deti)

Kullë vrojtimi nuk kanë vetëm nëndetëset, por edhe anijet, tanket dhe aeroplanët. Kullat e vrojtimit shërbejnë për të vrojtuar, për të bërë qitje dhe për të komanduar. Në gjuhën e marinarëve ajo quhet edhe kulla e komandimit. Kur nëndetësja lundron në sipërfaqe, kulla shërben si vendvrojtim për rojet. Në të janë vendosur antena, radioja dhe dy periskopë, që përdoren për zbulim. Kjo kullë shërben si portë hyrjeje në nëndetëse dhe mbyllet hermetikisht përpara se të fillojë zhytja.

Qielli – Deti – Toka

[cite]