DUODENI
Duodeni është pjesa e parë e zorrëve të holla, Ka formën e një patkoi. Është i gjatë rreth 25-30 cm.
Në duoden vazhdon përpunimi dhe zbërthimi i ushqimeve që vijnë nga stomaku, ose i himusit, siç quhet në gjuhën shkencore. Për këtë qëllim në duoden hapin kanalet dhe lëshojnë lëngjet e tyre kimike dy nga gjëndrat më të mëdha të aparatit tretës: mëlçia dhe pankreasi.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "DUODENI" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/duodeni