Dhëmbët

Në fëmijërinë e hershme te njeriu fillojnë e dalin një sërë dhëmbësh të parë, gjithsej 20, që thirren dhëmbët e qumështit. Këta dhëmbë bien shpejt e zëvendësohen me dhëmbë të tjerë më të fortë e më të qëndrueshëm, me dhëmbët e përhershëm, që nuk janë më 20, por 32 copë.

Katër dhëmbët e përparmë, të poshtëm e të sipërm, e kanë anën e tyre të mprehtë dhe ne i përdorim për të prerë ushqimet; këta quhen dhëmbë prerës, Në çdo anë të dhëmbëve prerës, poshtë dhe lart, ndodhet nga një dhëmb me majë, që u përngjet pak dhëmbëve të qenit; këta dhëmbë janë gjithsej 4 dhe quhen dhëmbë qezër. Përtej dhëmbëve qezër fillojnë dhëmballët. Në çdo anë, si sipër ashtu edhe poshtë, kemi nga 5 dhëmballë: nga dy të vogla dhe nga tri të mëdha. Dhëmballët janë si mokra, ato shërbejnë për të shtypur, për të thërrmuar e për të përtypur ushqimet.

Dhëmbët nuk janë gjë tjetër veçse një lloj kocke me ndërtim të veçantë, por studiohen zakonisht me organet e aparatit tretës, sepse shërbejnë kryesisht për të përpunuar ushqimet. Te çdo dhëmb dallojmë tri pjesë kryesore: kurorën, qafën dhe rrënjën e dhëmbit. Rrënjët e dhëmbëve hyjnë thellë e kapen mirë në mishrat e nofullave ahe rreshtohen në formë patkoi. Pjesa e brendshme e dhëmbëve është më e butë se pjesa e jashtme e tyre dhe quhet pulpë; në pulpë degëzohen fijet nervore dhe enët e gjakut që ushqej- në dhëmbin. Dhëmbët nuk e kanë atë veti të mrekullueshme të kockave që të riparojnë vetveten kur dëmtohen. Por për fat të mirë ata janë të mbuluar nga një material që është më i qëndrueshmi i trupit tonë: nga smalti. Mund të ndodhë që kjo veshje të pësojë edhe goditje të fuqishme dhe të mos dëmtohet.

Trupi — Ynë

[cite]