GRUPET E GJAKUT
Gjatë një hemoragjie të rëndë organizmi humbet shumë gjak. Kjo mund të rrezikojë jetën e njeriut. Që në kohët e vjetra mjekët kanë kërkuar të zëvendësojnë gjakun e humbur të një njeriu me gjak të ri, por përpjekjet e tyre nuk kanë pasur sukses. Kjo vazhdoi deri në kohën kur u zbulua se ekzistojnë 4 grupe gjaku, që janë shënuar: A, B, AB dhe 0. Kështu u përcaktua se një njeri që e ka gjakun të grupit A, mund t’u japë gjak njerëzve që kanë po të njëjtin grup gjaku dhe anasjelltas, mund të marrë gjak vetëm prej tyre.
Njerëzit qe e kanë gjakun të grupit 0 quhen -«dhurues universalë», sepse gjaku i tyre mund të përdoret nga të gjithë pacientët, që e kanë gjakun të çfarëdo grupi. Megjithatë, brenda mundësive, është më mirë që çdo pacient të marrë gjak të grupit të tij. Transfuzioni. i gjakut, futja e gjakut të ri në organizmin e një pacienti, konsiderohet si një nga arritjet e mëdha të mjekësisë bashkëkohore, teknika e saj ka arritur një shkallë të lartë përsosurie. Spitalet dhe qendrat e specializuara të janë pajisur sot me të gjitha mjetet e nevojshme edhe për ruajtjen e gjakut që merret nga «dhuruesit e gjakut», nga ata njerëz që gëzojnë shëndet të plotë dhe që mund të japin pak gjak pa e ndier fare. Në këto qendra, gjaku i dhuruar mbahet në shishe të posaçme, në ambiente e në temperatura të caktuara që të mos dëmtohet. Ai mbahet gjithmonë në gatishmëri dhe shërben, në rastet urgjente, për të shpëtuar jetën e njerëzve.