HALILI
✤ (Sokol Halili, Halili i Ri). Figurë e epikës legjendare shqiptare, vëllai i Mujit (shih) dhe shok armësh i tij në të gjitha bëmat kreshnike. Ka raste kur e zëvendëson Mujin si në kuvende, asht.u edhe në çetime. I shtrohet autoritetit të vëllait më të madh, po vrulli rinor nganjëherë e bën të shpërthejë edhe në veprime të papërmbajtura. Bëmat heroike, ku vërehet një farë epërsie edhe ndaj Mujit, i japin figurës së këtij heroi një madhështi legjendare origjinale. Vepron me bindje dhe së bashku me kreshnikët e tjerë lufton për nderin, vatrën dhe trojet e veta. Të dy vëllezërit janë përgjithësime artistike të individualizuara, që jejtojnë secili në botën e vet shpirtërore, e njëkohësisht plotësojnë njëri-tjetrin, duke ruajtur fillin e një tradite të lashtë të epikës heroike legjendare shqiptare.

(S. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Halili


[cite]