HIPIZMI
✤ Sporti i vrapimeve dhe i ushtrimeve me kuaj. H. ka tradita popullore në Shqipëri, në festa e ngjarje të shënuara bëheshin vrapime. Para Çlirimit nuk kishte forma të organizuara. Pas Çlirimit më 1946 u përfshi në programin e tablosë sportive me rastin e përvjetorit të Ushtrisë Popullore. Sot përfshihet në spartakiadat dhe veprimtaritë sportive të kooperativave e ndërmarrjeve bujqësore, gara masive janë organizuar prej 1979.

(R.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hipizmi


[cite]