
HIPIZMI
✤ Sporti i vrapimeve dhe i ushtrimeve me kuaj. H. ka tradita popullore në Shqipëri, në festa e ngjarje të shënuara bëheshin vrapime. Para Çlirimit nuk kishte forma të organizuara. Pas Çlirimit më 1946 u përfshi në programin e tablosë sportive me rastin e përvjetorit të Ushtrisë Popullore. Sot përfshihet në spartakiadat dhe veprimtaritë sportive të kooperativave e ndërmarrjeve bujqësore, gara masive janë organizuar prej 1979.
(R.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hipizmi
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "HIPIZMI" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/hipizmi