KODIKU I 30-TË, I BERATIT
(MARTIROLOGJI DHE JETË SHENJTORËSH-AGJIOGRAFI-)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 29 x 24.3 cm.
Teksti: Në dy kolona, me shkronja të tipit të mesëm, në ngjyrë kafe, me 40 rreshta për
kolonë, me shkronja të imëta.
Titujt e e lëndës: Gjenden në fletën e parë:
Jeta dhe veprimtaria e Shën Kozmait dhe e Damianoit, fleta 1.
Martirizimi i katër martirëve të shenjtë, fleta 4 verso.
Martirizimi i katër martirëve të tjerë, fleta 13.
Jeta e atit tonë oshënar, Joaniqit të Madh, fleta 23.
Jeta dhe martirizimi i dy shenjtorëve, Galaktioni dhe Epistimiti, fleta 42.
Jeta e një oshënari, fleta 47 verso.
Martirizimi i martirëve të shenjtë në Melitinë, fleta 52.
Tregime mbi disa mrekulli të arkistrategut Mihael, të mbledhura, të zgjedhura nga Dhjata e
Vjetër dhe ajo e Re, fleta 55 verso.
Jeta e nënës sonë oshënare Matrona, fleta 63.
Jeta dhe veprimtaria e oshënares Theoktite (të Lesvias, Lesbos), fleta 75.
Martirizimi i martirit të madh, shenjtit Mina të Egjiptit, fleta 81 verso.
Jeta dhe veprimtaria e atit tonë oshënar Amfilok, fleta 84.
Jeta dhe veprimtaria e atit tonë oshënar Grigor, peshkopit të Agragantinoit, fleta 88 verso.
Martirizimi i dëshmores së madhe dhe të bukur (murgeshë) Ekaterina, fleta 112 verso.
Jeta e atit tonë shenjt ndër shenjtorë e dëshmor, Klementi, peshkopit të Romës; rreth apostujve
të Pjetrit dhe Palit (jeta dhe veprimtaria e tyre në mënyrë sinoptike, përmbledhëse), fleta 118
verso.
Martirizimi i martirit të shenjtë Jakov Persianit, fleta 170.
Jeta dhe veprimtaria e një oshënari, fleta 177 verso.
Jeta dhe veprimtaria e atit tonë Stefan, fleta 183.
Dëmet: Nga 26 tituj të jetëshkrimeve të shenjtorëve dhe të martirëve që përmenden në listën
e faqes së parë, vetëm 18 ruhen të plota. Të tjerat janë në fragmente, të brejtura nga mola.
Gjithashtu, mungojnë fletët që kanë humbur pas asaj me numër 204. Fletët që kanë ngrënë
insektet dhe kanë mbetur të fragmentuara janë në pjesën 154-179, si dhe 196-204, që është
fleta e fundit. Në fletën 2 është prerë dhe marrë titulli i pjesës që i kushtohet jetës së Shën
Kozmait dhe Damianoit. Fletë të ngrëna nga insektet janë dhe ato me numër 84-132 dhe
133-136. Insektet kanë dëmtuar katër rreshtat e fundit të kolonës së djathtë.
Insektet kanë dëmtuar një pjesë që ndofta i përket peshkopit të Aleksandrisë, që vjen në listë
pas jetës së Klementit të Romës.
Martirizimi i Mërkurit dhe i një oshënari vjen pas pjesës kushtuar peshkop Pjetrit të Aleksandrisë.
Për këtë nuk dihet faqja ku fillon, sepse lënda është dëmtuar nga mola.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]