KODIKU I 31-TË, I BERATIT
(LOGOS – FJALIME, LIGJËRATA – DHE MARTIROLOGJI)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 22.2 x 17.3 cm.
Sasia e fletëve: 102.
Teksti: Në një kolonë, me shkronja të vogla të tipit të mesëm, me ngjyrë kafe, me 33
rreshta për faqe.
Artikullit të parë nuk i ruhen dy fletët e fillimit dhe nuk është e mundur të konstatohet për çfarë
bëhet fjalë, fleta 1 e 2.
Martirizimi i martirëve të mëdhenj Eustratit dhe tre të tjerëve, fleta 2-20.
Bisedë mbi Efremin e lumtur, fleta 20-25.
Mbi të Dielën e Pranverës, fleta 25-29.
Magjistër dhe orator Simeoni, martirizimi i dëshmorit të shenjtë Shën Theodhor Stratilatit,
fletët 29-38 verso.
Logos e Simeon Magjistrit dhe oratorit: martirizimi i dëshmorit të shenjtë Shën Vasilit, fletët
38-44 verso.
Jeta dhe veprimtaria e atit tonë oshënar Gjonit (Joanit) të Aleksandrisë, fletët 45-72.
Kujtim mbi apostujt e shenjtë të Krishtit, fletët 72-82.
Martirizimi i dëshmores së shenjtë Varvara (Barbara), fletët 82 verso deri 89.
Nga Simeon Magjistri, oratori: mbi atin tonë Shën Kollin, peshkop i Mirës së Likisë, fletët 89
verso deri 102. Kjo bisedë është e pa përfunduar, sepse fletët ku vazhdonte kanë humbur.
Kodiku në fjalë nuk e ka as fillimin as mbarimin, por dhe në fletët që ruhen ka pësuar dëme.
Fletët 14-27, në pjesën e poshtme, janë ngrënë nga mola, por fatmirësisht duke mos dëmtuar
tekstin. Gjithashtu, prej fletës 41 deri në fletën 49 poshtë, si dhe prej fletës 71 deri në fletën e
fundit 102, vërehet i njëjti dëmtim.
Ky kodik është shkruar mbi fletë pergamene të mbetur, fragmentare, në disa pjesë dhe shumë
e trashë, e shtrembëruar nga lagështia. Duke u mbështetur në grafinë e tij, kodiku duhet t’i
atribuohet shekullit të 13-të.

 

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]