KODIKU I 58-TË, I BERATIT
(LETËRSI PATROLOGJIKE – SHKRIME TË ETËRVE TË SHENJTË -)
Përmasat: 21.6 x 13.6 cm.
Sasia e fletëve: 132.
Teksti: Në një kolonë.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe.
Faqja 1 fillon me titullin “Jeta dhe veprimtaria e Shën Grigorit, kryepeshkopit të
Kostandinopojës, Teologut. E shkruar nga Grigor prezviteri“ (meshtari). Kjo shkon deri në
fletën 31.
Prej fletës 32 nis artikulli i Grigorit, peshkopit të Mitilinit (Metilenës): “Logos (fjalim, ligjëratë)
mbi zonjën tonë, Hyjlindësen, kur hyri në tempull prej prindërve të saj, në moshë trevjeçare“
(prej fletës 32 deri në fletën 41 verso).
Prej fletës 41 verso: Nga ati ynë shenjt ndër shenjtorë Germanoi Omologjeti: “Logos mbi
ungjillëzimin e zonjës sonë Hyjlindëses“ (deri në fletën 61 verso).
Prej fletës 62 recto: Nga ati ynë Shën Vasil, kryepeshkop i Cesaresë dhe Kapadokias, “Logos
mbi lindjen e Krishtit“ (deri në fletën 76 recto).
Fletët 77-78 nuk i përkasin këtij kodiku, sepse nuk është e njëjtë as grafia e tekstit, as madhësia
e fletës.
Fletët 79-94 recto: Nga Shën Gjon Gojarti (Chrysostomos), “Logos për Telonin dhe Fariseun“.
Prej fletës 94: Nga Shën Gjon Gojarti, ”Mbi kreshmën” (deri në fletën 95 verso). “Prapë mbi
kreshmën”, deri në fletën 107 verso.
Prej fletës 107: Logos i dobishëm për shpirtin. ”Mbi ikonën e Krishtit në Kostandinopojë” (deri
në fletën 115 recto).
Prej fletës 115 recto: Logos ”Mbi kryqin e çmuar dhe jetëdhënësin Jezu Krisht”, prej atit tonë
Josif, kryepeshkop i Selanikut (përfundon në fletën 119).
Logos “Mbi kreshmën“, e atit tonë Shën Gjon Gojartit, kryepeshkop i Kostandinopojës, fletët
119 verso deri në 123.
Fleta 123 verso: Logos nga Shën Gjon Gojarti, vijon deri në fletën 132, që është e fundit.
Dëmtimet: Ky kodik ka pësuar një dëm të rëndë prej fletës 110-132, që është brejtje e katër
rreshtave të fundit prej molës. Prej fletës 1 deri 9 në pjesën e sipërme teksti është dëmtuar
nga lagështia. Lagështia ka depërtuar dhe në disa fletë të tjera të kodikut, por duke mos
dëmtuar tekstin.
Kodiku është shkruar në letër nga prezviter Grigori, që duhet të ketë qenë ndonjë klerik i
Beratit.
Kodiku duhet t’u atribuohet dekadave të fundit të shekullit të 14-të, përfundim që e nxjerrim
nga grafia.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve