KODIKU I 57-TË, I BERATIT
(MINEJ)
Materiali: Letër e trashë.
Përmasat: 20.5 x 22 cm.
Teksti: Në një kolonë.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë kafe të errët, me tituj e iniciale të kuqe.
Kapakët: Prej dërrase të trashë dhe të brejtur shumë nga mola.
Kodiku ka poezi në prozë, të muajit mars, deri në faqen 77 recto, duke pasur të plota 31 ditët
e muajit.
Muaji prill fillon me datën 1 të muajit, në faqen 77 verso, dhe përmban vetëm 15 ditë të muajit,
dhe shkon deri në fletën 120.
Dy fletët e para të kodikut, si dhe dy të fundit (121 e 122), nuk janë të këtij dorëshkrimi. Këto
janë shumë të dëmtuara nga grisja, nga mola dhe nga lagështia.
Kodiku ka pësuar shumë dëme, sidomos nga lagështia. Fletët 1 deri 4 janë nga më të
dëmtuarat nga lagështia. Fleta e dytë ka dhe pak grisje në tekst. Prej fletës 117 deri në fletën
122 përsëritet dëmtimi nga lagështia. Buzët e fletëve në shumë vende janë të cufluara. Kodiku
është veshur me kapakë të rij nga arkivistët.
Ky kodik nga grafia i përngjan tekstit të minejve të mëparshëm, ndonëse konstatojmë që nuk
janë të një dore. Duke u mbështetur në grafinë e tij, kodiku duhet t’u atribuohet dekadave të
para të shekullit të 15-të.

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

[cite]