KODIKU I 73-TË, I BERATIT
(TEOLOGJI, ÇËSHTJE TË DOKTRINËS SË SHENJTË)
Materiali: Letër.
Përmasat: 22.2 x 15.7 cm.
Sasia e fletëve: 164.
Grafia: E tipit të shekullit të 18-të, në ngjyrë të zezë.
Titujt: Në ngjyrë të kuqe. Pak iniciale janë të pikturuara. Grafia është e imët.
Stolisja: Në fletën e dytë sipër kodiku ka një vinjetë në formë shiriti, me motivin e një linje
valëzuese, e nxjerrë e gjithë anash dhe me nistoren e parë, të pikturuar.
Dëmet: Në fletën e parë kodiku ka një të prerë prej 3-4 cm. Në këtë pjesë të letrës ka pasur
një shënim. Gjithashtu fleta e parafundit është prerë. Dyshohet se në to ka pasur shënime
me rëndësi, por një dorë e papërgjegjshme („skandaloze“) i preu dhe i mori.
Përmbajtja e teologjisë së shenjtë është ndarë në disa leksione, të cilat ndahen në shumë
kapituj.
Ky kodik përmban probleme ose çështje dogmatike, të cilat analizohen dhe arrijnë në dogmën
e sotereologjisë në lidhje me frymën hyjnore. Është shkruar me një gjuhë të rëndë, si dhe me
një shkrim të imët, me vështirësi i lexueshëm.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve