KODIKU I 80-TË, I GJIROKASTRËS
(MESHAR)
Materiali: Letër.
Përmasat: 15.2 x 6 cm.
Sasia e fletëve të shkruara: 138.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë të zezë. Titujt janë me shkronja kapitale në ngjyrë të
kuqe. Inicialet janë të vizatuara në ngjyrë të kuqe.
Shkrimi: Kaligrafik, me germa mjaft të mëdha. Ka edhe proskomidhinë, por pjesët e para të
saj janë të zhdukura.
Kapakët: Veshur me lëkurë. Kapaku i poshtëm ka mbetur vetëm me dërrasën. Kapaku
i sipërm me gjithë një fashikull është shkëputur nga lidhja.
Përmbajtja: Ka meshën e Shën Vasilit të Madh
1.Duke u mbështetur në grafinë, kodiku duhet t’u atribuohet dekadave të fundit të shekullit të
15-të, ose dekadave të para të shekullit të 16-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve