LABORATORËT E VETERINARISË


LABORATORËT E VETERINARISË
✤ Qendra që merren me diagnozën e sëmundjeve infektive dhe parazitare të kafshëve dhe të shpendëve si ahe të helmeve të tyre. Me nismën e Biial Golemit (shih) u hap më 1928 në Tiranë laboratori i parë bakteriologjik veterinar. Pas Çlirimit u hapën tre laboratorët e parë diagnostikues në Shkodër, Korçë e Gjirokastër, ndërsa laboratori bakteriologjik u kthye në Institut të Kërkimeve Veterinare. Sot L. të V. ka në çdo rreth dhe drejtohen nga ana metodiko-shkencore prej Institutit të Kërkimeve Veterinare.

(Em.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laboratorët E Veterinarisë


[cite]