LALARI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (J), 11 km srg qytetit, në dy anët e rrjedhës së mesme të _Gjanica. Qendër e fshatit të bashkuar, që për’-hin edhe fshatrat:

Kasnica, Krapësi, Plyku, ?-atosi fshat, popullsia gjithsej 5900. Si vendfecmim l. është i lashtë, gjetjet arkeologjike e u&hmojnë që në shek.III p.e.r. Këshilli NÇ u rgrit më 15.3.1943. Më 16.3.1943 te vendi Çezma e Plakës u krijua çeta «Ismail Qemali», që £Teu një varg aksionesh. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Koop. s bashkuar u formua më 1970 dhe ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, të bi—ëve industriale (pambuk, duhan) dhe pemëtarinë. L. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale, stacion hekurudhor.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lalari


[cite]