LATRONËT E BARDANISË


LATRONËT E BARDANISË
✤ Fshatarë dhe skllevër kryengritës dardanë, që luftuan me armë kundër pushtuesve romakë në shek.II-IV të e.r. Emri «latronë» me kuptimin «kusarë» u është dhënë në tekstet juridike romake e burimet e ■ shkruara latine dhe është pranuar më pas nga historiografia borgjeze për të mbuluar përmbajtjen e vërtetë shoqërore të kryengritësve ilirë. Lufta e L. të D. nisi në shek.II të e.r. si qëndresë e kundërshtim i masave popullore të shtypura ndaj skllavërimit dhe mori trajtën e një lufte çlirimiare. Shteti romak nuk mundi t’i shtypë me masat e zakonshme, prandaj krijoi reparte të posaçme ushtarake-policore, beneficiarët. Lufta e L. të D. vazhdoi dhe u zgjerua më tepër sidomos gjatë dyndjeve harbare deri në shek.IV.

(S.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Latronët E Bardanisë


[cite]