LEGATA
✤ Përfaqësi e përhershme diplomatike e RPS të Shqipërisë në një shtet tjetër, si dhe e shteteve të tjera në RPS të Shqipërisë. L. kryesohet nga i dërguari i jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë ose nga një i ngarkuar me punë. RPS e Shqipërisë nuk ka më legata në vende të tjera, sepse përfaqësitë e saj janë ngritur në rangun e ambasadave. Po kështu kanë bërë edhe shtetet e tjera me përfaqësitë e tyre në Shqipëri (shih: Përfaqësitë diplomatike).

(K.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Legata


[cite]