LEKLI
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (JL), në rrëzën e malit të Leklit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Hormovë (shih). Vendbanim i lashtë që në periudhën ilire, ka një kala ilire të shek. VI-V p.e.r. Nga fshati L. ka qenë Thanas Vaja, luftëtar dhe këshilltar i Ali pashë Tepelenës. Është vendlindja e rilindësve Jani e Kristaq Vaja, dhe Anastas Byku (shih). Banorët kanë marrë pjesë në Luftën . ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit më 1943 dhe po atë vit u çlirua. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Sot përfshihet në NB Tepelena. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria. Mjedisi është i pasur me bimë mjekësore. L. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lekli
[cite]