LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
✤ (1878-1881).
E para organizatë politike mbarëshqipiai’e brenda në Shqipëri, me një platformë ideologjike e një program politik kombëtar e me një strukturë organizative të shtrirë në të gjithë viset shqiptare e të përbërë nga organe lokale e qendrore me ushtrinë dhe me një veprimtari të gjerë propagandistike e kulturore, luftoi për çlirimin e vendit nga robëria shekullore osmane, për mbrotjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe për formimin e shtetit kombëtar.
Politikisht dhe ideologjikisht L.SH. e P. u përgatit gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm kur në Shqipëri kishte filluar të ndjehej jehona e revolucioneve çlirimtare të Evropës dhe të Ballkanit. Formimi i L.SIi. u shpejtua nga shpërthimi i Krizës Lindore të viteve 70 dhe në rnënyrë të veçantë nga Traktati i Shën Stefanit (shih) i cili e gjymtonte tërësinë territoriale të Shqipërisë duke i copëtuar trojet shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. L.SH. e P. u themelua më 10 qershor 1878 nga Kuvendi Kombëtar i Prizrenit në të cilin morën pjesë përfaqësues të viseve të ndryshme shqiptai’e. Ajo zgjodhi organet e larta: Këshillin e Përgjithshëm me funksione legjislative dhe Komitetin Qendror me funksione ekzekutive. Më 17 qershor 1878 u miratua statuti i L.SH. («Kararname») dhe «Urdhëresa» («Talimat»), ku trajtoheshin aspekte organizative, politike dhe ushtarake të saj. Nën presionin e qarqeve patriotike, Këshilli i Përgjithshëm, më 2 korrik 1878 miratoi’ një «Kanun të ri» i pastruar nga shprqhjet për «besnikërinë. ndaj Perandorisë Osmane» të Kararnamesë, shënoi fitoren e plotë të Lëvizjes Kombëtare në gjirin e L.SH. të P.
L.SH. e P. kundërshtoi vendimet antishqiptare të Traktatit të Shën Stefanit edhe të Kortgresit ië Berlinit (shih) ‘ që preknin rëndë tërësinë tokësore shqiptare në favor të shteteve fqinje. Për këtë qëllim ajo ngriti pothuajse kudo degë të L.SH.P., krijoi një front të gjerë patriotik mbi dallimet klasore, fetare e krahinore dhe u bë një forcë e organizuar, duke fituar një autoritet të padiskutueshëm në mbarë vendin.
Pas aksionit të Gjakovës i cili, me vrasjen e Mehmet Ali Pashë Maxharit, shpuri në dështimin e përpjekjeve të Portës së Lartë për të bindur krerët e L.SH.P. që t’ia dorëzonin Malit të Zi Plavën dhe Gucinë (shih Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë), L.SH.P. ngriti me forcë para qeverisë osmane çështjen e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një njësi më vete politiko-administrative (në një vilajet shqiptar autonom), që Porta e Lartë në mënyrë të vendosur e kundërshtoi.
Vendosmëria e L.SH.P. për të mbrojtur tokat e Çamërisë deri në lumin Kalama e detyroi delegacionin osman në Konferencën e Prevezës (6 shkurt 1879, shih), që të mos u nënshtrohej kërkesave të qeverisë greke.
L.SIi.P. dërgoi nëpranverën ev.1879 një delegacion të kryesuar nga Abclyl Frashëri te Fuqitë e Mëdha të Evropës, i cili mbrojti para tyre çështjen kombëtare shqiptare duke kërkuar njohjen e kombit shqiptar si një e të pandarë, respektimin kundrejt tij të parimit të kombësisë dhe ruajtjen e tërësisë së tij territoriale. Gjatë dimrit 1879-1880 forcat e saj të srmatosura mbrojtën me sukses Plavën dhe Gucinë duke u shkaktuar ushtrive malazeze, që u orvatën t’i merrnin me forcë, disfatë të rëndë. në Nevshov e Velikë (dhjetor 1879) dhe pastaj në Velikë dhe Pepiç (janar 1880). Me shpresë se do ta lehtësonin zbatimin e Traktatit të Berlinit, Fuqitë e Mëdha vendosën në fillim të muajit prill 1880 që ta korrigjonin atë auke i dhënë Malit të Zi Hotin dhe Grudën në vend të Plavës dhe Gucisë. Por L.SH.P. nuk u tërhoq, përkundrazi vendosi t’i mbronte me çdo sakrificë të dy këto vise shqiptare. Më 22 prill 1880 forcat ushtarake të L.Sh.P. në betejën e Rrzhanicës i thyen përsëri forcat malazeze, të cilat u orvatën ta pushtonin Hotin dhe Grudën (shih: Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës). Më 26 qershor 1880, Fuqitë e Mëdha vendosën që në vend të Hotit dhe të Grudës, Malit të Zi t’i lëshohej qyteti i Ulqinit dhe rrethi i tij me popullsi thjesht shqiptare. Këtë radhë, për të detyruar Portën e Lartë që të zbatonte me çdo kusht vendimin e tyre, Fuqitë e Mëdha, dërguan për shantazh flotën e tyre luftarake në ujërat e Ulqinit. Në këto rrethana qeveria osmane vendosi të shtypte rezistencën shqiptare. Pas përpjekjes me armë që pati me forcat e L.SH.P. ushtria osmane hyri më në fund në Ulqin dhe më 26 nëntor 1880 ia dorëzoi atë Malit të Zi. Lëshimet e Portës së Lartë në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë, i dhanë një hov të madh lëvizjes për autonomi për krijimin e vilajetit shqiptar, si hap i parë për fitoren më vonë të paVarësisë së plotë. Lëvizja për autonomi, e cila e kishte shoqëruar qysh në fillim luftën për tërësinë territoriale të Shqipërisë kishte shënuar një ngritje të re sidomos në Kuvendin e Dytë të Frashërit (qershor 1880) (shih). Një hap i ri u bë në këtë drejtim me vendimet historike të Kuvendit të Gjirokastrës (shih), që hartoi një program më të plotë për autonominë. Në vijim Kuvendi i jashtëzakonshëm që u mblodh në Prizren në fund të vitit 1880, e shpalli Komitetin Qendror «Kuvemë të përdorme» (shih). Repartet ushtarake të saj shtinë në dorë Shkupin më 4, Mitrovicën më 15 dhe Prishtinën më 18 janar 1881. Nëpunësit turq u dëbuan hga të gjitha qendrat ku u vendos pushteti i L.Sh.P. E tronditur nga kjo veprimtari kombëtare e L.SH. të P., qeveria osmane i dha urdhër Dervish-Pashës që me një ushtri të armatosur mirë ta shtypte atë. Më 25 mars 1881, me forca të shumta, ai pushtoi me tradhti Shkupin dhe anëtarët e Komitetit të Lidhjes së qytetit i internoi. Pas betejave të përgjakshme në Slivovë dhe në Shtimje ushtria osmane hyri në Prizren dhe me pushtimin e Gjakovës shtiu nën kontrollin e vet të gjitha qytetet e tjera të Kosovës e të tërë vendit. Mijëra veta kaluan nëpër gjyqet ushtarake në Prizren dhe në Janinë (ndër ta edhe A.Frashëri, S.Vokshi etj.) dhe po aq u internuan me familjet në Anadoll. Edhe pse u shtyp L.Sh.P. pati një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar. Epopeja e madhe që ajo shkroi i dha një shtytje të re lëvizjes kombëtare duke ushtruar një ndikim të madh në luftërat e mëvonshme për liri. Në mornentet kyçe, kur u ndesh përsëri me qëndrimin armiqësor të Fuqive të Mëdha dhe të qarqeve shoviniste fqinje, populli shqiptar u mbështet në idetë patriotike tëLidhjes Shqiptare, në përvojën e saj politike, organizative dhe ushtarake. Platforma e saj e përpunuar në zjarrin e luftës çlirimtare që parashikonte ruajtjen e tërësisë tokësore dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar, mbeti si bazë e programit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë gjithë periudhës deri më 28 nëntor 1912. Përveç Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit në L.Sh. të P. morën pjesë aktive Iljaz pashë Dibra (Qoku) (shih), Ymer Prizreni (shih). Në historiografinë shqiptare trajtimin e parë të plotë të L.Sh. P. e ka bërë Xhafer Belegu.
(K.X.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lidhja Shqiptare E Prizrenit