Alef Alef:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Më shpesh “aleph“. Ndajshtesë identifikuese e një prej dorëshkrimeve ungjillore më të hershme në shkallë botërore. Në alfabetin hebraik përfaqëson një shenjtë të vetme, një grafemë, sikurse shkronja “F ” për Kodikun e Purpurt të Beratit. Eshtë germa e parë e alfabetit hebraik, që vijon me:bet, gimel, dalet, he, vau, zain, het, tet, jod, kaf etj.. Alfabeti hebraik përdoret shpesh për renditjen kanonike të pjesëve të Biblës (për shembull, të psalmeve), ngjashmërisht me përdorimin e alfabetit të grerqishtes së vjetër për renditjen e këngëve të poemave homerike, prej shkollës aleksandrine. Në greqishte të njëjtit rend të alef-it i përgjigjet germa “alfa” dhe në arabisht germa “elif”.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]