(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Besimtar i devotshëm i krishtërimit, që, në emër të jetës së amshuar, heq dorë nga të mirat e jetës tokësore. Asketët, ose “ashkëtinjtë”, siç del në një shqipe më të hershme, rrojnë larg botës, i kushtohen botës së mendimeve, shpesh zgjedhin për të jetuar shpella shkëmbore ose manastire. Për asketët jeta në këtë botë nuk ka kuptim të jetohet. Përmes besimit në ringjalljen dhe në amshimin asketët shprehin besimin në ungjillin e Krishtit.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]