Bazilikat Bazilik/ë-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Kishë e periudhës së fillimeve të krishtërimit të ligjshëm (shek. i 4-t e vijim). Rrënja e kësaj fjale vjen nga greqishtja “basileus”, me kuptimin “basile”, “mbret”. Në shekujt e parë të erës së re bazilika quheshin gjykatoret e perandorisë. Kur perandori Konstandin vendosi të shpallë krishtërimin fe zyrtare të shtetit të vet, për të mundësuar ngritjen e faltoreve të krishtera, dhuroi shumë ndërtesa perandorake, ndër të cilat edhe bazilika (gjykatore), për t’i kthyer në kisha. Arkitektura e bazilikave të perandorisë ndikoi për disa shekuj edhe në arkitekturën e kishave të reja që u ngritën pas shpalljes së krishtërimit si fe e ligjshme.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]