Bekimet Bekim/e-t:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Në përdorimin kishtar rregullisht del vetëm në shumës:tetë bekimet. Sipas Biblës, bekimi është atribut i Zotit. Por, në një kuptim më të ngushtë, po në ligjërimin biblik, bekon edhe njeriu. Ku Zoti bekon, përmes bekimit të tij tregohet dashuria dhe besimi tij në njeriun. “Zoti e bekoi njeriun pas krijimit” (Gjen. 1, 28). Njeriu i përshpirtshëm bekon Zotin. Në këtë kuptim, bekimi i Perëndisë prej njeriut do të thotë se e adhuron dhe e lavdëron atë. Në Besëlidhjen e Re thuhet se Zoti e ka dërguar Krishtin për ta bekuar njerëzimin. Meshtari (prifti), duke u lutur, ndan bekimet e Zotit, Jezu Krishtit, gjatë dhe jashtë liturgjije. Kryefamiljari ndan bekimet (urimet) e veta në familje etj.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]