(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Nga gr. “chiton”, tunikë prej liri, e thjeshtë, që vishej prej grekëve të lashtë. Fjalë që del në ligjërimin e Jezu Krishtit. Më pas mori kuptimin e veshjes karakteristike të klerikëve dhe gjykatësve:togë, pelerinë, mantel, tunikë. Ka përdorim edhe në jetën laike:hitoni i priftit / hitoni priftëror; por dhe “hitoni i gjykatësit” etj. Në ligjërimin e Jezusit, shprehja e përkthyer shqip “atij që do të të çojë në gjyq për të të marrë këmishën, jepja edhe tunikën” – në gegërishten kishtare “mallotën“ (Mateu:5:0040), nënkupton një veshje të zakonshme të besimtarit.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]