Hebreu Hebre-u:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Etnonim i izraelitëve. Në kuptimin biblik:popull i zotit, i zgjedhur prej Perëndisë. Pasardhësit e Abrahamit, historia e të cilit tregohet në Bibël. Të vendosur në Kanau në mijëvjeçarin e 2-të para Krishtit, ata u ngulitën më pas në Egjiptin e sotëm, ku gjetën begati. Të shndërruar gati në skllevër prej vendësve, duke pasur si prijës Moisiun dhe më pas Xhoshuenë, ata u shpërngulën dhe u vendosën në Palestinë, ku themeluan një mbretëri, të mbështetur në qeverisjen e gjykatësve. Më pas kjo u nda në dy pjesë:në mbretërinë e izraelitëve dhe në atë të judejve. Kjo ndodhi në vitin 931 para Krishtit. Hebrejtë provuan pushtimin e asirëve, pastaj të babilonasve dhe më pas të selusidëve. Rifituan lirinë për fare pak kohë në shekullin e 2-të para Krishtit dhe më pas u pushtuan nga romakët (viti 63 para Krishtit). Në vitin 1948, për herë të parë pas dy mijë vjetësh, hebrejtë krijuan shtetin e tyre, me pëlqimin e fuqive fitimtare të luftës antifashiste, si një ngushëllim për judeofobinë dhe holokaustin, një prej krimeve më të mëdha të historisë së njerëzimit.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]