(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Emër vendi në hapësirën historike të hebrejve. Një kodër në afërsi të Jeruzalemit. Vendi ku u gozhdua Krishti. Eshtë rruga që duhet të përshkojë Jezu Krishti me kryqin e vet mbi supe, i sharë dhe i goditur prej priftërinjve, mosbesues se me të vërtetë ishte prurësi i kumtit të Dhjatës së Re, ungjillit. Ky udhëtim u bë me tre kryqe / të kryqëzuar dhe me katërmbëdhjetë ndalesa. Golgota. Ka marrë kuptimin e figurshëm të një mundimi të jashtëzakonshëm.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]