(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Term i përdorur në klasifikimin e shkrimeve ungjillore të hershme (Gregory-Aland, Nestle-Aland); grupi i tretë i tyre (pas grupit “Maiuscule” dhe grupit “Minuscule”). I përgjigjet të njëjtit term të huazuar prej greqishtes:perikope ungjijsh (shih). Ka kuptimin “ligjërata ungjillore”, “fragmente ungjijsh”, “shkrime ungjillore në fragmente”, të renditur në mënyrë didaktike për përdorim në kishë, sipas të kremteve, duke i referuar paragrafët e ngjashëm të një ungjilli tek tjetri ose të tjerët. Në greqisht dhe më shpesh në terminologjinë kishtare:perikope.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]