Laramania Laramani-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Kriptokrishtërimi i rishfaqur në botën shqiptare në periudhën osmane. Dukuri e veçantë e kësaj hapësire. Ruajtja e besimit të krishterë duke zbatuar formalisht rite e shprehi të besimit islam. Zonat më tipike të laramanisë fetare janë Shpati (Elbasan) dhe Lura (Dibër). Në zonën e Shpatit u ruajt deri në shekullin e 20-të tradita që çdo njeri të ketë dy emra (Josif dhe Jusuf, Moisi dhe Musa, Adam dhe Adem), kurse në zonën e Lurës u ruajt tradita që pjesëtarë të së njëjtës familje të kenë të drejtën për të zgjedhur ç’besim do të ushtrojnë. Kisha qendrore në Lurë kishte edhe vendin e posaçëm të pranisë në meshë të jo të krishterëve. Çmohet si shprehje e tolerancës shpirtërore të shqiptarëve.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]