LIQENI I SHKQDRËS
✤ (Lacus Labeatus). Liqeni më i madh i Shqipërisë dhe i Gadishullit Ballkanik. Shtrihet në skajin VP të Shqipërisë, në kufi me Jugosllavinë, ka sipërfaqe më të vogël 368 km2 (149 km2 brenda kufijve shtetërorë të RPSSH), gjatësi 48 km, gjerësi 26 km, thellësi 7-10 m (më e madhja 44 m). Është liqen tektonik-karstik në lartësinë mesatare 4.5 m, me fund nën nivelin e shtrihen në JL të vendit në kufi me Jugosllavinë e, Greqinë. Përbëhen nga Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël, me sipërfaqe të përgjithshme të pasqyrës së ujit 329 km2 (Prespa e Madhe 285 km2 dhe Prespa e Vogël 44 km2) nga e cila 49.5 km2 ndodhen brenda territorit shtetëror të RPS të Shqipërisë. Prespa e Madhe ka gjatësi dhe gjerësi maksimale përkatësisht 26.3 km dhe 20.6 km, ndërsa Prespa e Vogël 10.6 dhe 6.6 km. Janë liqene malore me thellësi relativisht të mëdha deri në 54 m dhe me vëllim ujërash afro 5.2 miliardë m3. Brigjet janë pjesërisht shkëmbore, e të larta (89 km) dhe pjesërisht të ulëta (72 km), me plazhe ranore. Në L. e Prespës së Madhe derdhen disa përrenj dhe nuk ka emisar sipërfaqësor. Ujërat e tepërta shkarkohen në rrugë nëntokësore nëpërmjet të çarave, zgavrave dhe shpellave karstike. Në rrugë nëntokësore shkarkohen ujëra, kryesisht në liqenin e Ohrit, i cili ndodhet 157 m më poshtë, si dhe në fushën e Devollit ku ato shpërthejnë në burimet e Zvezdës. Ujërat e liq. të Prespës së Madhe janë shumë të tejdukshme (rreth 20 m), me ngjyrë të kaltër në blu. Në muajt e verës, temp. e tyre arrin deri 24°C, ndërsa nëmuajt e dimrit zbret deri në 0.4CC. Në L. e P. është i zhvilluar peshkimi. Në Prespën e Vogël ka pelikanë.
(N. P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Liqeni I Shkqdrës
[cite]