Semitët Semit-ët:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Pasardhësit e Samit – Semit, një prej djemve të Noesë, për dallim nga hamitët, pasardhës të djalit tjetër të Noesë, Ham-it. Nuk përmendet degë popujsh prej djalit të tretë të Noesë, Jafetit. Semitët kanë populluar një pjesë të Azisë së Mesme. Fiset nomade semite ishin të organizuara në fise (tribu) dhe nuk krijuan kurrë një shtet të bashkuar, por kryesisht mbretëri të vogla dhe jo të qëndrueshme. Një mbretëri e tillë semite u krijua me kryeqendër Damaskun, një tjetër me kryeqendër në Harran, një në Hazraël, një në Hamath, një në Zenxhirli, në këmbë të Amanus-it. Prej këndej dhe termat “semitizëm” dhe “antisemitizëm”.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]