(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Idiomë e ndërkombëtarizuar prej latinishtes. Ka kuptimin “shkrim i vazhdueshëm”, pa ndarje të fjalëve nga njëra-tjetra (tekst në bllok). Dorëshkrimet në scriptio continua, sikurse është dhe Beratinus-1, kanë shumë vështirësi në tejshkrim. Para transliterimit e transkriptimit duhet të bëhet ndarja e fjalëve nga njëra-tjetra, duke u mbështetur në kuptimin kontekstual. Shkrime në scriptio continua ka pasur edhe në lashtësi. Janë të tilla disa mbishkrime (inscriptions) të etruskëve.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]