Textual criticism

Textual criticism Textual criticism:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Studime tekstologjike kritike. Shkollë studimesh kritike laike që merret me shkencorizimin e letërsisë ungjillore, nëpërmjet krahasimit të ungjijve kanonikë me dorëshkrimet e para-njësuara. Veç kësaj, tekstologjia kritike bën analogimin dhe krahasimin e dorëshkrimeve më të vjetra për të vërejtur evolucionin e mendimit të krishterë. Studimet e tekstologjisë kritike synojnë “arritjen tek burimi”. Në këto studime merr rëndësi, si objekt, kalimi prej fjalës së shenjtë tek shkrimi i shenjtë, prej predikimit verbal tek ai kanonik.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]