(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Nga gr. “tetra” – katër dhe “gramma” – shenja. Shqip do të thuhej “katërshenjëshi”. Forma në shkrimin aramen e emrit të Perëndisë. U quajt kështu sepse në shkrimin aramen emri i Perëndisë ka katër shenja. Duke qenë se shkrimi aramaik ishte silabik (rrokjesor), këto shenja janë bashkëtingëllore, ndërmjet të cilave nënkuptohet prania e një zanoreje, vlera e së cilës varet nga konteksti fonologjik. Tetragrami u përdor për një kohë të gjatë në përkthimet greqisht të shkrimeve biblike sepse emri i Perëndisë konsiderohej tabu dhe i papërkthyeshëm. Tetragrami u përdor për një kohë të gjatë edhe për faktin se në emrin e të shenjuarit mbivendoseshin të paktën 100 kuptime, ndërsa mundësitë e shqiptimit (kombinimit të zanoreve imagjinare me bashkëtingëlloret e shkruara) edhe më të mëdha. Dihet se tetragrami përmban grafemat “JHVH”, të cilave shumë studiues të Biblës u japin kuptimin “Jehova”, që do të thotë “Perëndi”.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë