Ungjill Ungjill-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Nga gr. “euangelion”. Fj. për fj. ka kuptimin “lajm i mirë”, “lajm i gëzueshëm”. Në shqip duket të ketë hyrë përmes latinishtes. Ungjilli është thelbi i Dhjatës së Re, libri më i rëndësishëm i Kishës së krishterë. Janë katër ungjij, por në përdorimin kishtar parapëlqehet të thuhet se Ungjilli është një i vetëm, i shprehur në katër variante (“ungjill i katërfishtë”, dom Simon Filipaj). Ungjilli përmban jetën, veprat dhe kumtin e Jezu Krishtit. Sipas Palit, ungjilli i është dhënë (“i është vënë në dispozicion”) çdo besimtari. Për këtë arsye, besimtarët e parë të krishtërimit refuzonin me vendosmëri gati mbinjerëzore, duke pranuar edhe martirizimin, por jo të tradhtonin mësuesin dhe shpëtimtarin e tyre, Jezuin që solli Ungjillin. Nga ky besim (që ungjilli i është dhënë çdo besimtari), hebreu Saul, rrobaqepës, nga persekutor i egër i rishtarëve të krishtërimit, u kthye në një besimtar dhe përhapës i denjë i këtij besimi, duke ndikuar në ungjillizimin e popujve. “Saul” është forma aramene e emrit të Shën Palit (Paul), një prej apostujve më të lavdëruar të krishtërimit.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]