Zbulesë Zbules/ë-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Pjesë e Dhjatës së Re. E shkroi Gjoni, në vitin 95 pas Krishtit. Gjoni ishte ungjillori i fundmë sipas rendit kohor. Jo të gjitha kishat e pranojnë Zbulesën si pjesë kanonike të Dhjatës së Re. Zbulesa përmban kumtin hyjnor që iu njoftua Gjonit për ardhjen e dytë të Krishtit dhe gjyqin e fundmë të Perëndisë. Zbulesa, për këtë arsye, bashkon një përfytyrim madhështor për të ardhmen dhe njëherësh edhe një paralajmërim të tmerrshëm për gjyqin e fundmë.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]