(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
I pari ungjill në renditjen kanonike të librave të Dhjatës së Re, megjithëse nuk është kronologjikisht më i hershmi. Teksti origjinal është shkruar aramaisht (gjuha e palestinezëve të vjetër), por ky nuk është ruajtur. U shkruajt në këtë gjuhë për hebrejtë e ungjillizuar si të krishterë. Supozohet se teksti në gjuhën greke, që ka shërbyer si bazë për njësimin ndërkishtar të tekstit të këtij ungjilli, është shkruar nga vetë ungjilltari Mateu ose nga një nxënës i tij, nën mbikëqyrjen e mësuesit. Eshtë shkruar jo më vonë se viti 70 i shekullit të parë të erës së re. Sipas Farlatit, “i pari prej apostujve që ka predikuar krishtërimin në Dardani ishte Mateu”, të cilit i takoi të prekte këtë hapësirë në vend të Juda Iskariotit, që ishte caktuar.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë