LUARASI KRISTO


LUARASI KRISTO
✤ (1876-1934). Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, kontribuoi në përhapjen e shkrimit e të shkollave shqipe, hë zhvillimin e botimeve e të shtypit shqiptar. Lindi në Luaras dhe e filloi veprimtarinë patriotike në vitet 90 të shek. XIX. Gjatë viteve 18921894, punoi si mësues i gjuhës shqipe në një nga shkollat e para shqipe, të çelur në Luaras me përpjekjet e P. N. Luarasit (shih). I ndjekur nga autoritetet osmane dhe agjentët e Patrikanës greke, më 1894 mërgoi në fillim në Bukuresht e pastaj në Sofje, ku mori pjesë në veprimtarinë e shoqërisë «Dëshira» (shih). Me ndihmën e kësaj shoqërie, së bashku me Kostë J. Trebickën, themeluan në Sofje shtypshkronjën «Mbrothësia» (shih) ku u shtypën një varg librash shkollore dhe vepra të autorëve rilindës dhe gazeta. K. L. ishte propagandues dhe pjesëmarrës aktiv i luftës së popullit shqiptar për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Më 1907 bashkëpunoi me B. Topullin e Ç. Topullin në Sofje për përgatitjen e çetave të armatosura. Përkrahu, nëpërmjet gazetës «Liria e Shqipërisë» që e drejtonte, kryengritjet e mëdha antiosmane të 1911-1912. Në nëntor të 1912 punoi në kolonitë shqiptare të mërgimit për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe për Shpalljen e Pavarësisë (K.Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luarasi Kristo


[cite]