LUFTA E KRUJËS


LUFTA E KRUJËS
✤ (22-24.9.1943). Përfshin tërësinë e luftimeve mësymëse dhe mbrojtëse të zhvilluara nga forcat partizane kundër gjermanëve dhe forcave mercenare, për çlirimin e qytetit të Krujës. Me urdhër të Sh P të Ushtrisë NÇSH me këtë detyrë u ngarkuan forcat e B P të Dibrës, të Krujë-Ishmit dhe të Ç P të Matit, që komandoheshin nga Haxhi Lleshi (shih). Në luftimet morën pjesë rreth 400 italianë të ish-divizionit «Firence», që ishin bashkuar me forcat e Ushtrisë NÇSH. U ftua të merrte pjesë edhe Abas Kupi me forcat e tij, por ai nuk pranoi të luftonte kundër gjermanëve. Mësymja filloi në orët e para të 22 shtatorit 1943. Në pamundësi që të qëndronin gjatë, forcat armike e braktisën qytetin. Veprimet luftarake për ripushtimin e Krujës gjermanët i nisën po më 22 shtator, por dështuan. Komanda gjermane për të ripushtuar Krujën_krijoi grupin e posaçëm luftarak «Neuman», i cili së bashku me 300 milicë, duke u mbështetur edhe nga artileria dhe aviacioni, në mëngjesin e 24 shtatorit u hodh në kundërmësymje. Gjatë këtij sulmi të dytë, ushtarët italianë që mbronin njërin krah të rrugës automobilistike, i lëshuan pozieionet dhe u tërhoqën. Kjo e vështirësoi gjendjen e mbrojtësve të qytetit, megjithatë luftimet vijuan me sulme e kundërsulme deri vonë në mbrëmje. Komanda partizane, me qëllim që të ruante forcat dhe popullsinë nga dëmtimi i panevojshëm, si dhe përballë epërsisë tashmë shumë të madhe të gjermanëve e mercenarëve, urdhëroi që forcat partizane të tërhiqeshin. Në luftën për rimarrjen e Krujës, gjermanët pësuan shumë humbje, ata lanë rreth 100 të vrarë e të plagosur, përveç robërve. Sh P i Ushtrisë NÇSH e vlerësoi Iuftën e Krujës si një «provë organizimi të përsosur», «disipline të lartë» e «heroizmi të pashoq» të partizanëve. Veçanërisht u dallua për «guxim shembullor B P Krujë-Xshëm», i cili me qëndresën dhe trimërinë që tregoi, habiti edhe vetë armikun. Lufta e Krujës demaskoi para popullit sidomos qëndrimin progjerman të Abas Kupit dhe të njerëzve që i shkonin pas.

(P. Ha).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Krujës


[cite]