LUMALASI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP), në të majtë të rrugës automobilistike Korçë-Tiranë. Qendër e fshatit të hashkuar, ku përfshihen dhe fshatrat Biranj, Melçan, Bulgarec, Porodinë, Vinçan, Gjonomadh, Damjanec, Goskovë e* Poshtme dhe Goskovë e Sipërme; popullsia gjithsej 7.340 banorë. Rrënojat e një kalaje ilire pranë fshatit flasin për një vendbanim të fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.r. Këshilli NÇ u ngrit në shkurt 1944, ndërsa njësiti i fshatit në shkurt 1943. Në shkurt 1944 u hë një përpjekje* midis forcave partizane të Br. IV dhe atyre nazifashiste e balliste. L. u çliirua në tetor 1944. Koop. bujqësore u ngrit më 8 nëntor 1947. L, është qendër e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të hukës, panxharsheqerit, patateve, pemëve dhe rritja e lopës. L. ka shkollë 8-vjeçare, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lumalasi
[cite]