Ajodhimë

Ajodhimë

(greqisht: άγιο βήμα) Ajodhimë quhet pjesa lindore e kishës ku është Tryeza e Shenjtë, mbi të cilën priftërinjtë celebrojnë Liturgjinë Hyjnore. Ajodhima konsiderohet vend i shenjtë dhe nuk lejohet futja e grave në të. Në Ajodhimë mund të hyjnë vetëm priftërinjtë, kishtari, psalti, predikuesi dhe anagnosti, pra ata që kryejnë liturgjinë në kishë. Ajodhima ndahet me pjesën tjetër të kishës me anën e ikonastasit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Ajodhimë" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ajodhim%c3%ab