LUMENJTË


LUMENJTË
✤ Rrjedhje ujore pak a shumë të mëd’na e të qëndrueshme në shtrate natyrore, që ushqehen nga ujërat sipërfaqësore e nëntokësore të pellgjeve të tyre ujëmbledhës. Shqipëria ka një rrjet të zhvilluar hidrografik të përbërë nga 152 L. kryesorë, ndër të cilët më të mëdhenjtë janë: Drini, Buna, Vjosa, Semani, Mati, Shkumbini, Erzeni, Ishmi, Kalasa, Pavla. L. më të mëdhenj të Shqipërisë, ashtu si edhe vargmalet, kanë drejtim të përgjithshëm JL-VP. Pasi zbresin në zonën fushore kthejnë në P dhe derdhen kryesisht në detin Adriatik dhe pjesërisht në detin Jon. Në zonat malore të vendit L. gjarpërojnë nëpër lugina të ngushta, me brigje të pjerrëta dhe me thellësi e rënie (7-8 m/km) tëmëdha dhe prandaj janë të rrëmbyeshëm. Gjatë rrjedhjes ata mbledhin një numër të madh rrëkesh dhe përrenjsh, me lugina karakteristike dhe kone derdhjeje. Gjatë reshjeve të mëdha, ata mbledhin eahe sasira të mëdha lyshtre, njëpjesë e së cilës grumbullohet gjatë rrjedhjes, pa mbërritur në shtratin kryesor, ndërsa pjesa tjetër transportohet prej L. dhe depozitohet kur ata dalin në fushë e madje derdhet në det. Në përgjithësi në pjesën e poshtme të rrjedhjes L. e Shqipërisë kanë shtretër të gërryeshëm, prandaj në zonën fushore të vendit ata e kanë ndryshuar shpesh shtratin. L. e Shqipërisë ushqehen kryesisht nga reshjet atmosferike (65-92%) dhe nga ujërat nëntokësore (8-35%). Shtresa mesatare shumëvjeçare e reshjeve në territorin hidrografik të Shqipërisë, është e lartë 1494 mm, ndërsa shtresa e rrjedhjes është 945 mm. Kjo hën që rrjeti lumor i vendit të ketë shkallë të lartë ujësie. Shpërndarja e rrjedhjes ujore ndryshon si gjatë muajve e stinëve të ndryshme të vitit, ashtu edhe në periudhën shumëvjeçare. Stina më me shumë ujë është dimri me 40% të rrjedhjes vjetore, pastaj pranvera me 32%, vjeshta me 17% dhe vera me 11% të saj. Në përgjithësi, prurjet më të mëdha janë në periudhën ujëshumë të vitit dhe kanë më tepër prejardhje nga shiu dhe më pak të përzier (nga shiu dhe bora). Plotat me prejardhje nga shiu formohen gjatë fazës së parë të periudhës ujëshumë të vitit (nëntor-mars), ndërsa plotat me prejardhje të përzier formolien gjatë fazës së dytë (mars-maj). Plotat zgjasin nga disa orë në disa ditë dhe formohen kur ka reshje gjatë disa ditëve dhe veçanërisht gjatë shirave të dendura të tipit ballor, të cilët zakonisht kanë shtrirje të gjerë e në disa raste përfshijnë gati të gjithë sipërfaqen e territorit hidrografik të Shqipërisë. Këtë natyrë kanë pasur plotat e dimrave të viteve 1848, 1916, 1937, 1953, 1971 etj., më të mëdhatë në rrjetin lumor të vendit. Në të kaluarën, gjatë plotave, ujërat e L. shpeshherë dilnin jashtë shtratit dhe përmbytnin treva të gjëra, sidomos në zonën bregdetare të vendit. Pas Çlirimit u morën masa të rëndësishme hidroteknike për sistemimin ujor të L. Prurjet më të vogla vërehen në periudhën ujëpakë të vitit, kur sasitë e reshjeve janë të pakta dhe pothuajse nuk krijojnë fare rrjedhje sipërfaqësore. Prandaj gjatë kësaj periudhe L. ushqehen nga ujërat nëntokësore. Ndër L« që kanë ushqim të madh nëntokësor janë Vjosa, Shkumbini, Erzeni, Mati, ndërsa ushqim të dobët nëntokësor ka Devolli, Osumi etj. Ujërat e L. të Shqipërisë kanë mineralizim mesatar (150 deri 500 mg/lit) dhe përfshihen në klasën e ujërave bikarbonatore. Temp. në muajt e dimrit zbret deri në 3.5-8.9°C, ndërsa në ata të verës arrin deri në 17.8-24.6°C,Mesatarisht vëllimi vjetor i lëndës së ngurtë që mbajnë pezull L. është 60 milionë tonë. Gërryerje më të madhe ka në pellgjet ujëmbledhës të L. Osum, Devoll, Erzen. Për pakësimin e gërryerjes janë marrë e vazhdojnë të merren masa të rëndësishme. L. po shfrytëzohen intensivisht për energji elektrike, për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm, për ujitjen e tokave hujqësore, furnizimin me ujë të industrisë etj.

(N. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lumenjtë


[cite]